“Nëse nuk do të isha President, Putini do e kishte pushtuar Ukrainën”, Trump flet para samitit në Alaskë

Bota

“Nëse nuk do të isha President, Putini do e kishte pushtuar

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se, nëse ai nuk do të ishte President i Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putini do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.

Duke folur për marrëdhëniet me Kremlinin, Trump tha se udhëheqësi rus “dëshiron një marrëveshje” dhe se e pret një takim të rëndësishëm me të.

“Mendoj se do të jetë një takim i mirë me Putinin, por takimi më i rëndësishëm do të jetë ai i dytë mes meje, Putinit dhe Zelenskyt.

Do të shohim nëse mund të përfshijmë edhe disa nga evropianët,” u shpreh ish-presidenti amerikan.

I pyetur nga një gazetar nëse gjatë takimit në Alaska do t’i jepte Rusisë akses në metale të rralla, Trump u përgjigj:

“Le të shohim se çfarë ndodh. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm për ta dhe për ne.”

ME TE LEXUARAT