Përmbyset autobusi në Gjermani, plagosen 20 persona, njëri në gjendje kritike për jetën

Bota

Përmbyset autobusi në Gjermani, plagosen 20 persona, njëri

Një aksident i rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjermani, ku një autobus i kompanisë FlixBus që udhëtonte nga Kopenhageni për në Vjenë u përmbys në autostradën A19 në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore.

Sipas raporteve të policisë, autobusi me 55 pasagjerë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas mediave vendasem 20 pasagjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike pasi mbeti i bllokuar në autobus për rreth dy orë përpara se të lirohej nga ekipet e shpëtimit duke përdorur pajisje të specializuara.

Pasagjerët që nuk u lënduan u transferuan në një autobus tjetër dhe u dërguan në qytetin e afërt të Röbel. Autoritetet kanë mbyllur autostradën që shkon drejt Berlinit, ndërsa shërbimet e emergjencës po merren me vendin e ngjarjes. Ndërkohë, shkaku i aksidentit është aktualisht nën hetim.

ME TE LEXUARAT