Reshje të dendura bore në Turqi në kulmin e vapës

Bota

Reshje të dendura bore në Turqi në kulmin e vapës

Reshje të dendura dëbore u regjistruan ne rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një kohë kur shume shtete perfshi Shqiperine po perballen me temperatura te larta për muajin korrik.

Media turke raportoi se dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash.

Reshje të dendura bore në Turqi në kulmin e vapës

Një gazetar nga zona e Rizes, i cili foli për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), tregoi se reshjet e dëborës zgjatën afro pesë orë.

Është hera e parë që shoh dëborë në korrik,” tha Gjenxha Karafazlioglu.

“Ka rënë dëborë për rreth 4 deri në 5 orë. Rajoni i Artvinit, pranë kufirit me Gjeorgjinë, është goditur më shumë. Në Rize jemi mësuar me anomali klimatike…

Të moshuarit thonë se kanë parë dëborë në korrik rreth 30-40 vite më parë, por që atëherë nuk ka ndodhur më.”-shtoi ai.

Pamje të transmetuara nga agjencia e lajmeve DHA tregojnë një shtëpi prej guri të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë në Rize.

ME TE LEXUARAT