Profecia e Frank Sinatrës për Donald Trump në prani të Reaganit dhe Bushit: “Ti do të bëhesh…”

Bota

Profecia e Frank Sinatrës për Donald Trump në prani të

“Një ditë, ti do të jesh president i Amerikës”

Këtë profeci ia bëri atëherë një Donald Trump-i ende i ri,  këngëtari famoz Frank Sinatra, në prani të Ronald Reaganit dhe George Bushit senior.

Episodin e ka risjellë në kujtesë Luciano Belloni, pronari i restorantit historik gjenovez Zeffirino i cili është nga Val Fontanabuona, ku lindi nëna e yllit, Natalina “Dolly” Garaventa.

Mes historive për kuintalë pestoje të dërguar përtej Atlantikut dhe darkave private, Belloni kujtoi lidhjen e fortë të artistit me Ligurinë dhe me kuzhinën e saj.

Një urë simbolike mes Val Fontanabuona-s dhe Shteteve të Bashkuara, të cilën festivali e rinovon çdo verë përmes koncerteve, shfaqjeve dhe kujtesës historike.

Këto zona, në fakt, kanë qenë vendlindja e gjyshërve të Kristofor Kolombit.

Brenda një rrezeje prej rreth dhjetë kilometrash kanë lindur edhe Amedeo Giannini, themeluesi i Bank of America, Blandina, e njohur si “murgesha e Far West-it”, dhe Dolly, nëna e Frank Sinatra-s.

“Ky është edicioni i nëntëmbëdhjetë, një traditë që e përsërisim çdo vit, sepse çdo herë krijon diçka të re”, shpjegoi kryetari i bashkisë së Lumarzos, Guido Guelfo.

Ka gjithmonë një vëmendje të veçantë për bashkëqytetarët, por edhe në nivel provincial e rajonal, si dhe me Siçilinë, vendin e origjinës së babait të Frankut. 

ME TE LEXUARAT