Profili i 21-vjeçarit që sulmoi Mar-a-Lago - Familja e tij mbështëse e Trump

Bota

Profili i 21-vjeçarit që sulmoi Mar-a-Lago - Familja e tij

Detaje të reja po dalin në pah rreth 21-vjeçarit që u qëllua dhe u vra nga agjentët menjëherë pasi u përpoq të futej me forcë në rezidencën e Presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridës.

Kushëriri i tij, 19-vjeçari Brenton Fields, tha se Austin Tucker Martin, i cili dyshohet se solli një pushkë në pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago përpara se të qëllohej dhe të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret, vinte nga një familje mbështetësish politikë të presidentit.

"Ne të gjithë jemi mbështetës të mëdhenj të Trump. Të gjithë ne," tha Fields.

Por Martin, 21 vjeç, nuk fliste për politikë dhe ishte "shumë i qetë, nuk fliste kurrë për asgjë".

"Ai është një djalë i mirë," tha Fields, duke shtuar se Martin dhuroi një pjesë të pagës së tij, të fituar nga puna në një fushë golfi lokale, për bamirësi.

"Nuk e mendoja kurrë se do të bënte diçka të tillë. Është e pabesueshme. Ai nuk do të lëndonte asnjë milingonë. Ai as nuk dinte të përdorë një armë," përfundoi ai.

Familja e tij, e cila jeton në Cameron, Karolina e Veriut, e raportoi atë të zhdukur të shtunën (21 shkurt).

Hetimet vazhdojnë.

Autoritetet po hetojnë nëse burri e bleu armën gjatë rrugës nga Karolina e Veriut për në Florida.

Agjentët e Shërbimit Sekret e qëlluan atë pasi e panë "duke hyrë ilegalisht në perimetrin e sigurisë në Mar-a-Lago", shkroi një zëdhënës në X.

I dyshuari "u gjet në portën veriore të pronës në Mar-a-Lago, duke mbajtur atë që dukej të ishte një pushkë gjahu dhe një bombol karburanti", tha agjencia në një deklaratë.

Djali u qëllua sepse refuzoi t'u bindej urdhrave, tha Sherifi i Qarkut Palm Beach, Rick Branch./CNN

ME TE LEXUARAT