Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Bota

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me

Tetë oficerë policie u plagosën gjatë përplasjes me protestues pranë një hoteli në qytetin Epping të Essex-it, të enjten në mbrëmje. Hoteli dyshohet se po strehon azilkërkues, ndërsa protestat nisën pas arrestimit të një 38-vjeçari, i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare.

Hadush Gerberslasie Kebatu u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford dhe mohoi akuzën se kishte tentuar të puthte vajzën. Pamjet treguan protestues që hodhën objekte drejt një furgoni policie, ndërsa një person u ngjit në pjesën e përparme të mjetit dhe goditi xhamin, duke e thyer plotësisht. Po ashtu, u raportua për hedhje vezësh dhe fishekzjarrësh drejt mjeteve të efektivëve.

Sipas policisë, nuk ka pasur përpjekje për të hyrë brenda hotelit, por janë bërë disa arrestime. Dean Ëalters, 65 vjeç, u arrestua për sherr publik, ndërsa një tjetër person u ndalua për moszbatim të urdhrave të shpërndarjes.

“Tetë nga oficerët tanë u sulmuan mbrëmë. Kjo është totalisht e papranueshme. Oficerët tanë janë aty për të mbrojtur komunitetin”, tha në një deklaratë Zëvendës Shefi i Policisë, Stuart Hooper.

ME TE LEXUARAT