Putin dhe Erdogan bien dakord për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Tayyip Erdogan, zhvilluan një telefonatë ku diskutuan tensionet e fundit në Lindjen e Mesme dhe situatën e sigurisë në rajon.
Sipas raportimeve zyrtare nga Kremlini, të dy liderët ranë dakord për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gjirin Persik dhe nënvizuan rëndësinë e zhvillimit të marrëveshjeve kompromisi që marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve.
Gjatë bisedës, Putini falënderoi Erdoganin për gatishmërinë për të lehtësuar procesin e negociatave lidhur me Ukrainën, ndërsa të dy u përqendruan edhe tek koordinimi i veprimeve për të parandaluar sulmet mbi tubacionet e gazit dhe anijet tregtare në Detin e Zi.
Ky dialog vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtarisht, pas përshkallëzimit të konflikteve në rajon, duke synuar stabilitetin dhe evitimin e pasoja të mëdha globale.


