Qëllohen me armë zjarri tre anije kontejnerësh në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Qëllohen me armë zjarri tre anije kontejnerësh në

Të paktën tre anije kontejnerësh u goditën nga të shtënat me armë zjarri në Ngushticën e Hormuzit të mërkurën, thanë burime të sigurisë detare dhe Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), raporton Reuters.

Irani ka vendosur kufizime për anijet që përdorin ngushticën, së pari në hakmarrje për bombardimin amerikano-izraelit të vendit, dhe më pas në përgjigje të një bllokade amerikane ndaj porteve iraniane.

Një anije kontejnerësh me flamur të Liberisë pësoi dëme pasi u godit nga të shtëna me armë zjarri dhe granata me raketa në verilindje të Omanit.

UKMTO tha se kapiteni i anijes raportoi se iu afrua një anije luftarake e IRGC-së dhe më pas u qëllua. Ndërsa dy të tjerat u qëlluan rreth 8 milje detare në perëndim të Iranit.

Përpara se të fillonte lufta më 28 shkurt, rruga ujore zakonisht trajtonte afërsisht një të pestën e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

ME TE LEXUARAT