Sekretari i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington javën e ardhshme për bisedime me Trump

Bota

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington javën e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë në Uashington nga 8 deri më 12 prill për takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.

Vizita zhvillohet në një kohë të tensionuar mes SHBA-së dhe aleatëve europianë, pas kritikave të Trump ndaj disa vendeve për qëndrimet e tyre ndaj konflikteve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve për mundësinë e tërheqjes amerikane nga NATO.

Gjatë qëndrimit, Rutte do të mbajë një fjalim dhe do të marrë pjesë në një diskutim publik të organizuar nga Ronald Reagan Presidential Foundation më 9 prill. Nga 10 deri më 12 prill, ai do të marrë pjesë edhe në takimin e Bilderberg Group, një forum ndërkombëtar që mbledh figura të rëndësishme nga SHBA dhe Europa, për të diskutuar sfidat globale dhe të ardhmen e sigurisë transatlantike.

ME TE LEXUARAT