Shoferin e zë gjumi në timon, mjeti përplaset me murin në Turqi – 7 të plagosur

Bota

Shoferin e zë gjumi në timon, mjeti përplaset me murin në

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar sot në mëngjes në Adana të Turqisë, ku një minibus është përplasur me një mur pasi shoferi dyshohet se ka rënë në gjumë gjatë drejtimit.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në rrugën Yaşar Doğu, në lagjen Yenidoğan të rrethit Yüreğir. Shoferi 27-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Si pasojë e aksidentit, të paktën shtatë persona janë plagosur. Pas ndalimit të mjetit, pasagjerët e lënduar kanë dalë nga autobusi dhe kanë qëndruar në rrugë deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ngjarja është regjistruar edhe nga një kamera sigurie brenda automjetit, ku shihet momenti kur shoferi bie në gjumë në timon dhe më pas humbet kontrollin, duke u përplasur me murin.

Autoritetet kanë arrestuar shoferin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT