“Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së borës

Bota

“Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku shpall gjendjen e

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë banorësh, i cili pritet të goditet nga një stuhi e fortë.

“Ne po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalojmë qarkullimin nga ora 21.00 deri në mesditën e së hënës”, me orën lokale, njoftoi kryebashkiaku në një konferencë për shtyp. Ai sqaroi se rrugët, autostradat dhe urat e qytetit do të mbyllen për trafikun, por do të lejohen “disa lëvizje urgjente dhe të nevojshme”.

Qyteti “nuk ka përjetuar mot të keq të kësaj përmase për dhjetë vjet”, paralajmëroi Mamdani, duke u bërë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit që priten, me reshje dëbore dhe erëra të forta, të gjitha rrugët do të mbyllen dhe do të ndalohet qarkullimi për të gjitha makinat, kamionët, motoçikletat dhe biçikletat elektrike, sqaroi ai.

Bora pritet të arrijë 45-60 cm, ndoshta edhe të kalojë 70 në disa zona.

Qytete të tjera në lindje të SHBA-së, si Bostoni, po përgatiten gjithashtu për motin e keq të ardhshëm. Në fund të janarit, stuhia e fortë dimërore që goditi zonën vrau më shumë se 100 njerëz./Ballkan

ME TE LEXUARAT