"Telefononi në Iran dhe pyetini se çfarë ndodh kur nuk i bindesh Trump", senatori amerikan paralajmëron Putinin

Bota

"Telefononi në Iran dhe pyetini se çfarë ndodh kur nuk i

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh.

Ky kërcënim ka marrë mbështetjen e senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili thotë se tarifat për vendet që blejnë naftë të lirë ruse do ta "godasin Putinin aty ku dhemb më shumë".

Duke iu referuar sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, Graham shtoi se nëse Putini "dhe të tjerët" po pyesin veten se çfarë do të ndodhë në ditën e 51-të, "do të sugjeroja që ata të telefonojnë Ajatollahun".

Irani ka qenë një aleat kyç i Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës dhe e ka ndihmuar Moskën të zhvillojë armët e veta.

“Nëse do të isha një vend që blen naftë të lirë ruse, duke mbështetur makinën e luftës së Putinit, do t’i besoja fjalës së presidentit Trump”, tha Graham. 

ME TE LEXUARAT