Tjetër sulm në aeroportin e Dubait, SHBA e Izraeli godasin disa qytete të Iranit, Trump kërkon ndihmën e NATO-s

Bota

Tjetër sulm në aeroportin e Dubait, SHBA e Izraeli godasin disa qytete

Një sulm me dron pranë aeroportit të Dubai shkaktoi një zjarr të madh në një depo karburanti dhe detyroi autoritetet të pezullonin përkohësisht disa fluturime në një nga aeroportet më të ngarkuar në botë. Më vonë disa fluturimet rifilluan pjesërisht, ndërsa ekipet e emergjencës arritën të vënë situatën nën kontroll dhe nuk u raportuan viktima.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vijuar sulmet ajrore ndaj objektivave që lidhen me strukturat ushtarake iraniane. Përplasjet janë zgjeruar edhe në Liban, ku forcat izraelite kanë ndërmarrë operacione të kufizuara kundër grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Forcat amerikane dhe izraelite kanë bombarduar sërish Iranin, duke goditur qytete  përfshirë Teheranin, Hamadanin dhe Isfahanin, ndërsa kundërsulmet iraniane vazhdojnë, me dëme të raportuara në disa qytete izraelite.

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga politika ndërkombëtare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka paralajmëruar se aleanca e NATO-s mund të përballet me një të ardhme “shumë të vështirë” nëse vendet anëtare nuk mbështesin më aktivisht përpjekjet amerikane për të garantuar sigurinë në rajon dhe për të mbrojtur rrugët strategjike detare, veçanërisht për transportin e naftës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit thotë se të paktën 3,369 persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak janë plagosur dhe janë shtruar në spital që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

ME TE LEXUARAT