Trump paralajmëron përsëri: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Iranin do të jenë shumë të dhimbshme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shprehu optimizëm se një marrëveshje paqeje me Iranin është afër, përpara nisjes së një misioni diplomatik të udhëhequr nga Zëvendëspresidenti J.D. Vance në Pakistan, që synon t’i japë fund konfliktit gati gjashtëmujor.
Në një intervistë telefonike me ‘NBC News’ sot (9 prill), Trump argumentoi se udhëheqja iraniane duket më pajtuese në bisedimet private sesa në deklaratat publike.
“Ata flasin shumë ndryshe kur negociojnë sesa kur i drejtohen shtypit. Ata janë shumë më të arsyeshëm”, tha ai, duke shtuar se Teherani pranon kushtet themelore për një marrëveshje.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se nëse bisedimet dështojnë, pasojat do të jenë “shumë të dhimbshme”. Por armëpushimi i brishtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se tashmë po vihet në provë, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë operacionet në Libanin jugor, një zonë ku vepron Hezbollahu.
Sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, Trump foli në telefon të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar një reduktim të sulmeve për të lehtësuar suksesin e negociatave të ardhshme.
Presidenti i SHBA-së e konfirmoi bisedën, duke deklaruar se operacionet izraelite në Liban po “zvogëlohen”.
“Fola me Bibin dhe ai do ta zbusë tonin. Mendoj se të gjithë duhet të veprojmë pak më diskretë”, tha Trump.


