"Në zgjedhjet vendore të 2027, duhet të fitojmë të tria bashkitë në..."/ Rama: Historia ja kërkon PS-së fatin për...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin “Punët e Shqipërisë” në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke ndalur këtë herë në Durrës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë historike të momentit që po kalon vendi, duke e cilësuar integrimin në Bashkimi Evropian si një mundësi të rrallë që nuk duhet humbur.
Ai u shpreh se Shqipëria ndodhet për herë të parë në një pozicion të favorshëm ndërkombëtar dhe bëri thirrje për një mbështetje më të fortë politike, me qëllim realizimin e objektivit strategjik të anëtarësimit në BE.
“Duhet të bëjmë punët, që duhen. Ne kemi sot një moment të historisë sonë, ku për herë të parë fati i buzëqesh shqiptarëve. Për herë të parë ndodhemi në pozitën, ku të mëdhenjtë tani i kemi me vete. Ka qenë një ëndërr e brezave ku në vazhdimësi kemi qenë në vështirësi të mëdha.
Unë e përsërisja vazhdimisht që na duhet një mandat më i fortë se ky që kemi dhe ai që kishim për të bërë realiteti objektivin e Shqipërisë në BE. Shqipëria duhet të vrapojë për të hapur një derë që nuk ka qenë kurrë e hapur. Duhet të bëjmë çmos që të mos e lëmë derën të mbyllet pa hyrë brenda.
Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë zgjedhje politike, se sa vendore. PS e di që fati e ka dashur që të na bjerë ne në kurriz, një gur kaq i madh, për ta vendosur në vendosur në kilometrin e fundit. Ne duhet që ta kapin trenin e historinë me patjetër”, tha kryeministri Rama/tvklan


