Trump tha se sot Irani do të goditet fort, SHBA gati të përdorin bombarduesin e famshëm B-52 (VIDEO)

Bota

Trump tha se sot Irani do të goditet fort, SHBA gati të përdorin

Ushtria amerikane duket se do të angazhojë në operacionin ushtarak kundër Iranit avionin bombardues B-52.

Sinjalet për këtë u shpërndanë nga faqja në rrjetet sociale të Komandës Qëndrore CENTCOM e cila shpërndau pamje në errësirë ku dallohet përgatitja teknike ndaj një avioni. Mbishkrimi i këtij postimi është shoqëruar me atë që duket një paralajmërim. 

Nuk është kurrë e drejtë kur përfshihet një B-52. “Kjo nuk ishte menduar kurrë të ishte një përballje e drejtë dhe nuk është një përballje e drejtë. Ne po i godasim ndërsa janë të rrëzuar.” – Sekretari i Luftës Pete Hegseth.

Postimi u shpërnda pas një deklarate të Presidentit amerikan ku kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nga sot Irani do të goditet rëndë.

Avioni ushtarak B-52, bën pjesë tek kapacitetet e rëndësishme militare amerikane, pasi është i aftë të mbajë një numër shumë të lartë municionesh e bombash. 

ME TE LEXUARAT