Trump thirrje hebrenjve në New York që mos mbështesin kandidatin demokrat: Nuk ju përfaqëson, budalla ai që e voton

Bota

Trump thirrje hebrenjve në New York që mos mbështesin kandidatin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut që të mos votojnë për Zohrahn Mamdani, kandidatin e demokratëve për postin e kryebashkiakut të qytetit.
“Çdo hebre që voton për Zohrahn Mamdani është budalla!!!” shkroi presidenti republikan në platformën Truth Social, duke e cilësuar kandidatin si “armik të hebrenjve”.

Zohrahn Mamdani është një mbështetës i zjarrtë i kauzës palestineze, dhe qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Rripin e Gazës kanë nxitur pakënaqësi dhe mosbesim tek një pjesë e komunitetit hebre amerikan të Nju Jorkut.

Për të qetësuar publikun, gjatë muajve të fundit Mamdani ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër antisemitizmit.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT