Turqia goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

Bota

Turqia goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

Turqia u godit sot nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe në një distancë prej 32 kilometrash nga qyteti Merkezefendi, në perëndim të vendit.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë të publikuara në faqen e internetit të EMSC, dridhja u ndje jashtëzakonisht e fortë dhe zgjati për një kohë të gjatë.

Mediat turke raportojnë se ky tërmet është pasuar nga një tjetër më i dobët me magnitudë 3.4.

Ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, njoftoi në rrjetet sociale se, megjithëse nuk kishte raportime për pasoja negative, ekipet e drejtorisë provinciale do të fillojnë të vlerësojnë dëmet bazuar në të gjitha raportet e mundshme, sipas Hurriyet.

ME TE LEXUARAT