VIDEO/ Bërtiste e qante në avion sepse nuk ishte afër partnerit të saj, ekuipazhi e nxjerr jashtë pasi vonoi fluturimin me rreth 2 orë

Momente tensioni pati në një fluturim në Vietnam kur një grua filloi të bërtiste dhe të qante, duke kërkuar të ulej pranë partnerit të saj.
Si rezultat i sjelljes së saj, ekuipazhi e nxori jashtë dhe nuk e la të udhëtonte.
Incidenti ndodhi në fluturimin UO559 të HK Express nga Da Nang për në Hong Kong, teksa gruaja shpërtheu në lot dhe ulërima në kabinë. Sjellja e saj shkaktoi vonesën e fluturimit me 1 orë e 40 minuta, sipas Daily Mail .
Sipas pasagjerëve, tensioni filloi para se të hipte në aeroplan, pasi gruaja i bërtiste partneres së saj në portë. Burri dyshohet se pretendoi se e dashura e tij ishte jobesnike, ndërsa ajo e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme dhe se i shikonte me epsh gratë e tjera në fluturim.


