Protestë e dhunshme/ Qytetarët kundër Lojërave Olimpike, policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve (VIDEO)

Përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit janë regjistruar pranë Fshatit Olimpik në Milano.
????#Scontri a Milano al corteo contro le #Olimpiadi. Antagonisti hanno lanciato petardi e fuochi d'artificio contro gli agenti che hanno risposto con lacrimogeni e idranti, in zona Corvetto (punto di arrivo). 5 le persone fermate. Il video dell'inviato #GR1 @SimoneZazzera. pic.twitter.com/y0C7gJsm25
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) February 7, 2026
Sipas informacioneve paraprake, rreth 5 mijë persona kanë protestuar kundër Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina.
Tubimi u organizua si shenjë proteste ndaj shpyllëzimit në zonën e Cortina d’Ampezzo për ndërtimin e infrastrukturës olimpike, si dhe kundër përjashtimit të sportistëve transgjinorë nga Lojërat.
Shumica e pjesëmarrësve marshuan në mënyrë paqësore, por pak para përfundimit të protestës, persona me fytyra të mbuluara nisën të hedhin fishekzjarrë dhe mjete piroteknike drejt policisë.
Forcat e rendit reaguan duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës.
Deri tani raportohet për pesë persona të arrestuar, ndërsa situata mbetet nën monitorim nga autoritetet italiane.


