Rama drejt Uashingtonit, pritet të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes

Politikë

Rama drejt Uashingtonit, pritet të marrë pjesë në mbledhjen

Burime për Report tv bëjnë me dije kryeminsitri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, mbledhje e cila është thirrur nga Presidenti Trump më 19 shkurt. 

Kjo është mbledhja e parë konsituuese e këtij Bordi që do të drejtohet nga Presidenti Trump, ndërsa për Shqipërinë pritet formalizimi i marrëveshjes e munguar për t'u bërë pjesë këtij organizmi ndërkombëtar. 

Marrëveshja pritej të firmosej në Davos, në prezencë të Presidentit Donald Trump, njëjtë si rasti i Kosovës, por kryeministri Rama tha se zgjodhi të priste në Shqipëri vajzën e Trump.

Udhëtimin në Uashington, Rama e paralamëroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit.

Megjithatë, udhëtimi i kryeminsitrit në Uashington nuk është ende i konfimuar zyrtarisht nga zyra e shtypit të Kryeministrisë/Shqiptarja

 

ME TE LEXUARAT