“Më hajdute se ajo nuk ka, por qëndron Rama pas saj”/ Berisha: Lubia ka dy muaj që fabrikon dhe gris dokumente

Politikë

“Më hajdute se ajo nuk ka, por qëndron Rama pas saj”/

Kryetari i PD, Sali Berisha, sulmoi Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij zvarriti për 2 muaj vendimin për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke zhvilluar disa seanca mbledhjesh pa rezultat.

Berisha tha se nisur nga kjo situatë, Balluku ka 2 muaj që fabrikon dhe gris dokumente.

“Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama”, tha Berisha.

Sali Berisha:

Gjykatësit 4 seanca për një vendim që në mënyrë absolute nuk u takonte ta shqyrtonin. Çdo qytetar shkon në Apel, nga Apeli në GJL nga GJL në GJK. Kurse Lubia, dhe këta gjykatës direkt GJK e mbajnë dy muaj. Ajo dy muaj duke fabrikuar duke grisur dokumente. Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama.

Rama ishte i gatshëm këto 3-4 ditë ka pasur mbledhje shumë të rënda në Bruksel, me variante nga më ndëshkueset. Dhe që të ç’bëhet i gjithë procesi i integrimit, të ktheheshim te marrëdhënia tregtare e vitit 92. Vizë heqjes së vizave, hapjes së negociatave.

Sepse ka vjedhur dhe kërkon me çdo kusht të bllokojë drejtësinë. Kjo është situata ku ndodhemi.

ME TE LEXUARAT