Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të varroset në Moshhad, qytetin e lindjes së tij

Bota

Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të

Trupi i udhëheqësit suprem të Iranit që u vra gjatë tensioneve në Lindjen e Mesme do të varroset në Mashhad.

Sipas raportimeve trupi i udhëheqësit suprem Ali Khamenei do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Mashad, në verilindje të Iranit.

Të shtunën në mëngjes, ndërsa bombat izraelite goditën kompleksin e udhëheqësit suprem në Teheran, Ali Khamenei po takohej me bashkëpunëtorë të ngushtë.

Sipas burimeve amerikane dhe izraelite, operacioni i përbashkët SHBA-Izrael, që çoi në vdekjen e Khameneit, ishte kulmi i një strategjie dy-mujore të zhvilluar nga administrata e Donald Trump, e cila kombinonte diplomacinë me përgatitjen për luftë. Të premten, Trump zgjodhi rrugën e veprimit ushtarak./Top Channel

ME TE LEXUARAT