Zbulohet për herë të parë, IAEA: Urani i pasuruar i Iranit ruhet në një uzinë në Isfahan
Lajmifundit
/
27 Shkurt 2026, 20:33
Bota

Një pjesë e uraniumit më të pasuruar të Iranit, afër nivelit të nevojshëm për përdorim në armë, ruhet në një zonë nëntokësore të centralit bërthamor të Isfahanit.
IAEA e bëri këtë deklaratë në një raport konfidencial të dërguar shteteve anëtare.
Kjo është hera e parë, sipas Reuters, që Agjencia e Energjisë Atomike ka zbuluar vendndodhjen e uraniumit të pasuruar në pastërti 60%, afër 90% të nivelit të gradës së armëve.
Hyrja e tunelit u godit nga sulmet amerikane dhe izraelite në qershor, por vendi – sipas burimeve diplomatike – duket i paprekur./Ballkan


