Tërmet i fuqishëm godet Greqinë: Dy lëkundje më parë paralajmëruan sizminë

Sot pasdite, më 3 prill, Greqia u përball me një tërmet me magnitudë 4.3 ballë Rihter, duke shkaktuar shqetësim në rajonin e Thesprotisë.
Epiqendra e goditjes ishte vetëm 6 kilometra në lindje-verilindje të Leptokarias, me thellësi 5 kilometra, sipas të dhënave sizmologjike.
Më herët gjatë ditës, në të njëjtin rajon u regjistrua një lëkundje tjetër 3.9 ballë në orën 08:51, ndërsa dy lëkundje më të lehta, me magnitudë 2.4 dhe 2.5 ballë, kishin paralajmëruar aktivitetin sizmik.
Autoritetet lokale kanë monitoruar situatën dhe nuk raportohet për dëmtime të mëdha, por banorët janë këshilluar të tregohen vigjilentë për pasgoditje të mundshme.


