E rëndë në Greqi, ambulanca përmyset gjatë rrugës për spital, ndërron jetë pacienti
Një ngjarje tragjike është shënuar në Greqi, ku një autoambulancë private që po transportonte një pacient është përmbysur gjatë rrugës për në spital.
Aksidenti ndodhi në zonën e Goudit, në rrugën Mikras Asias. Si pasojë e përmbysjes, pacienti 54-vjeçar u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.
Autoambulanca, pas përmbysjes, është përplasur edhe me të paktën një automjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa ekipi i mjekëve dhe drejtuesit e mjetit do t’i nënshtrohen analizave dhe hetimeve të mëtejshme.
Policia greke ka bllokuar pjesërisht segmentin ku ndodhi ngjarja për të kryer veprimet hetimore dhe për të larguar automjetet e dëmtuara.