Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

Kosovë&Rajon

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë

Kurti tha se që kur ka ndodhur ngjarja, Policia, me ndihmën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetime.

Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.

Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga disa burime se personi që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer është Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi – një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Avokati i familjes së tij, Ivan Niniq, tha për REL-in se nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.

Sipas tij, ka informacione se Vukashinoviq ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.

“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, u shpreh ai.

Avokati po ashtu tregoi për gjendjen shëndetësore të Vukashinoviqit. Ai tha se transportit drejt spitalit në Nish, Vukashinoviq ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.

Sipas tij, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë. Autoritetet në Serbi, e as Lista Serbe, ende nuk kanë komentuar për këtë rast./REL/

ME TE LEXUARAT