Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve, qytetarët nuk pranojnë

Kosovë&Rajon

Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të
Protesta e paralajmëruar në Prishtinë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, pasi policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit për pjesëmarrësit.

Kjo kërkesë ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë veprim. 

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është parashikuar të nis në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka marrë masa të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Ajo u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të jenë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike.

ME TE LEXUARAT