“Pse Vuçiq nuk është thirrur në Hagë?” Ish-ambasadori William Walker jep përgjigjen pas dënimit të katërshes së UÇK-së

Kosovë&Rajon

“Pse Vuçiq nuk është thirrur në Hagë?”
Një moment të keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Evropën e ka konsideruar ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë William Walker vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë që dënoi me 81 vjet burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së.

Për A2 CNN, ai tha se procesi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë që nga fillimi.

“Një trishtim i plotë është një moment i keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Evropën në përgjithësi. Procesi që nga fillimi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë. Procesi që zgjati 10 vite hetim nga zyra e prokurorit special, 6 vite nga të cilat 4 ishin në izolim pa asnjë lloj lirie përveç një dite për Thaçin kur iu lejua të shkonte në varrimin e babait. Por, përveç kësaj ata janë gjetur fajtorë në një kthim të historisë. Në 6 vite ata janë mbajtur në paraburgim sikur të ishin të fajshëm”.

Ai shprehu zhgënjimin me Bashkimin Evropian sipas të cilit ka vënë shenjën e barazimit me tmerret e Serbisë, ndërkohë që nuk e ka thirrur presidentin serb në Hagë për të dëshmuar.

Sipas tij ai ende kryen ritet që ka bërë si ministër i propagandës në kohën e Millosheviqit.

“Jam shumë i mërzitur me BE që për arsyet e veta politike ka dashur të vërë shenjën e barazimit për ato gjëra të tmerrshme që janë bërë nga qeveria e Serbisë, përfshirë edhe Vuçiq. Pse nuk është marrë ai nga Zyra e prokurorisë speciale, ose të thirret në Hagë...

Nuk e di pse BE ka bërë bashkë një trupë gjykues për të akuzuar shqiptarët. Nëse kthehem te Vuçiq, nga Beogradi ai ende kryen ritet që ka bërë si ministër i propagandës në kohën e Millosheviqit. Prandaj jam shumë i zhgënjyer me BE duke bërë një përqasje me paragjykim për të gjetur përgjegjësinë e tmerreve që ka shumë për të fajësuar”, tha ai për A2 CNN.

Ambasadori amerikan thekson se që prej luftës unë ka parë vetëm agresionin serb, ndërsa Kosova e Shqipëria kanë qenë paqësore.

Sipas Walker, trajtimi nga gjykata i UÇK-së si ushtri kombëtare është i gabuar.

“Lufta në Kosovë që unë pashë ishte e pabarabartë; nga përdorimi i pabarabartë i forcës, spastrimit etnik dhe që prej luftës unë kam parë agresionin të vijë vetëm nga Serbia dhe jo nga Shqipëria e Kosova.

Kosova e Shqipëria kanë qenë të paqta. Unë e njoh UÇK, gjykata vazhdoi punimin se ajo ishte ushtri kombëtare dhe kishte zinxhir komandues dhe kjo është e gabuar. Siç u thanë nga shumë komandantë të rajoneve, UÇK ishte amalgamë pa një kokë qendrore. Ishin bashkë për një çështje të përbashkët. Sa herë jam ndeshur me UÇK, kam pasur të bëj me komandantë të rajoneve, ky është një keq gjykim nga drejtësia”.

ME TE LEXUARAT