Plagoset me armë zjarri avokati në Durrës, policia në kërkim të autorit (EMRAT)

Aktualitet

Plagoset me armë zjarri avokati në Durrës, policia në

Një 52-vjeçar, i identifikuar si Elton Shllaku me profesion avokat, është plagosur me armë zjarri në dorë pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Policia bën me dije se autori i dyshuar për ngjarjen është Fatmir Ferhati, 61-vjeç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet për kapjen e autorit, teksa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nuk dihet nëse shkak për këtë ngjarje është bërë puna e avokatit, apo ka pasur një konflikt për motive të tjera.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT