Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Kosovë&Rajon

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të zhvilluar sot në Prishtinë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve, duke e cilësuar atë si një angazhim të përbashkët në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike.

“Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët. Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.

ME TE LEXUARAT