TRAGJIKE! I mituri shqiptar përplaset për vdekje me makinë nga babai

Kosovë&Rajon

TRAGJIKE! I mituri shqiptar përplaset për vdekje me makinë nga

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë, ku një fëmijë ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, ku raportohet se i mituri ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë nga babai i tij. Ngjarja ka qenë aksidentale por i mituri ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Vushtrri  27.03.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARAT