Mblidhet Asambleja e PS e Njësisë nr.2 në Tiranë, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Pasditen e sotme është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste e Njësisë nr.2 në Tiranë.
Mbledhja është zhvilluar në një hotel në kryeqytet, dhe ishte thirrur nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
Në mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në takim mësohet se janë prezantuar edhe dy të deleguarit në këtë njësi të kryeqytetit.
Në Njësinë 2 në kryeqytet, Partia Socialiste vendosi si drejtues politikë Gent Gazheli, Olta Manjani, Delina Ibrahimaj dhe Blendi Klosi.
Takimi i sotëm vjen një javë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku dhe u bënë një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve politikë të partisë nëpër qarqe, dhe pas një serie takimesh ditore të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij.
Në Njësinë 2, Partia Socialiste vendosi si drejtues politikë Gent Gazheli, Olta Manjani, Delina Ibrahimaj dhe Blendi Klosi janë ekipi që do të punojnë së bashku për të arritur objektivat e kryeministrit Rama.
Ndërkohë, ditën e nesërme kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë një takim "retreat" me Grupin Parlamentar të PS-së dhe ministrat e qeverisë në Pallatin e Kongreseve.


