Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kurti uron lirimin, SHBA paralajmëron protesta më 16 shtator

Kosovë&Rajon

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kurti
Më 16 shtator pritet të mbyllet një nga proceset më të rëndësishme që janë zhvilluar në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas më shumë se 230 ditësh seanca gjyqësore, trupi gjykues do të shpallë vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë gjithë procesit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Vendimi do të shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë.

Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.


Pjesë e panelit është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, i cili së bashku me kolegët e tij ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.



Trupi gjykues përfshin gjithashtu gjyqtarin zviceran Guénaël Mettraux. 



Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese.



Katër gjyqtarët do të vendosin nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator, duke i dhënë fund procesit gjyqësor që zgjati 234 ditë.

ME TE LEXUARAT