Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të garojë në një listë të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.
“Me votim në këtë trup u dakordësuam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar proceset. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar.
U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku.
Në ditët në vijim pritet të bëhen publike edhe detajet e marrëveshjes mes Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vjosa Osmani, përfshirë mënyrën se si do të realizohet bashkëpunimi në lista.
Ende nuk dihet nëse në listat zgjedhore do të përfshihet vetëm Osmani apo edhe emra të tjerë të mbështetur prej saj.


