Banorët e Juglindjes kundër shkrirjes së bashkive në hartën e re territoriale

Politikë

Banorët e Juglindjes kundër shkrirjes së bashkive në

Në Korçë u zhvillua mbledhja e komisionit për hartimin e ndarjes së re territoriale, një takim që u shoqërua me debate të ashpra mes mbështetësve të dy forcave politike.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit kërkuan që të mos shkrihet asnjë prej bashkive të Korçës, Maliqit, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Pustecit.

Sipas tyre, çdo ndryshim i tillë do të sillte pasoja për zonat, pasi qytetarët do ta kishin më të vështirë marrjen e shërbimeve, si në rastin kur një banor i Maliqit do të duhej të drejtohej në Korçë, apo e kundërta.

“Bashkia e Devollit nuk kërkon ndarje për reformën e re administrative. I gjithë populli i bashkisë Devoll është unison për të mbrojtur si bashki me vete”, u shpreh një banor.

Një tjetër pjesëmarrës solli në vëmendje edhe reformën e vitit 2014, duke thënë: “Në reformën e 2014 u bë padrejtësi e madhe, u bashkua bashkia e Leskovikut me Ersekën. Nuk ka pasur asnjë lidhje. Ata njerëz e humbën shërbimin. Mua më shqetëson fakti a do ekzistojë bashkia Kolonjë apo jo? Nëse Leskovikut i ka mbetur vetëm posta, edhe stema e bashkisë Kolonjë do jetë e njëjta gjë”.

Pas takimit në Korçë, Arbër Mazniku dhe Luçiano Boçi komentuan për mediat edhe zhvillimet politike dhe protestat në vend. Përfaqësuesi socialist i cilësoi ato normale për një vend demokratik, ndërsa demokrati Boçi u shpreh se nuk mund të flitet për një ndarje të re administrative në një kohë kur qytetarët ndodhen në rrugë duke protestuar.

 

 

ME TE LEXUARAT