Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be sa të duash, nuk të besojnë, s’kam faj unë

Politikë

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be sa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sulmet ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Berisha deklaroi se Dumani po fsheh nga hetimet emrin e deputetit socialist Damian Gjiknuri, duke e akuzuar atë për përfshirje në afera korruptive. Berisha iu drejtua Gjiknurit, duke i thënë se mund të betohet sa të dojë, por se nuk e beson kush. Në këtë moment, deputetët nisën të qeshin në sallë.

“Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Qytetarët janë aty se ndjejnë përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Rinia ka mbushur sheshet kundër diktaturës. Është një diktaturë që ka krijuar në Shqipëri narko-shtetin e vetëm në Europë. Dumani fsheh emrin e Damian Gjiknurit. Damian tani edhe po s’ke qenë të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash nuk ta besojnë. Se kam unë fajin“, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT