Braçe reagon ashpër ndaj protestuesve: Arkivoli nuk është poezi, kjo shkon përtej urrejtjes...!

Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u mbajt të shtunën.
Ai ndau pamjet e disa personave që mbanin në duar një arkivol, duke u shprehur se kjo gjë nuk simbolizon një poezi, por vetë vdekjen, duke shtuar se ky është një veprim i turpshëm.
Postimi i Braçes:
“BULEVARDI I TIRANËS, SOT.
NEEEEVEEEERIIIIIII!
SHQIPËRIA E RE ME KËTË PAMJE ËSHTË EKSTREMISTE, E TURPSHME, E PAPRANUESHME!
Dhe mos u mundoni ta justifikoni;
ARKIVOLI NUK ËSHTË POEZI!
Arkivoli këtu e kudo, në çdo vend dhe për çdo popull, ka vetëm një funksion e një kuptim – VDEKJE!
Kjo që shoh është përtej urrejtjes, është qëllimi i ekstremizmit të dhunshëm që po dominon prej ditësh këtë vend!
DEMOKRACIA LIBERALE E EVROPËS KU JETOJMË, KU PO NEGOCIOJMË E PLOTËSOJMË KUSHTET E SAJ, NUK KA LIDHJE ME KËTË NDYRËSI EKSTREMISTE!
Refuzojeni! NUK MUND TË JETË KJO E ARDHMJA E KËTIJ VENDI!”, shkruan Braçe.


