Protesta, studentët kërkojnë arrestimin e Edi Ramës

Studentët në protestën e 35 kundër Ramës, nuk kanë munguar në këtë revoltë. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe lënien pas dorë nga qeverisja e Ramës.
I riu ka ironizuar, duke theksuar se në ditëlindjen e tij të 62-të, studentët i kanë bërë dhuratë, kostum burgu, sapun, miell të bardhë si edhe brisk.
Ata gjithashtu kërkojnë arrestimin e Ramës.
“Ne studentët e Shqipërisë i kemi sjellë një dhuratë speciale Edi Ramës. Ky është një kostum burgu, nga mët ë mirë që ka e gjithë bota.
Ne studentët në protestë e kemi sjellë vetëm për ty/ Në behar të mban shumë freskët dhe në dimër shumë ngrohtë.
I kam sjellë edhe sapunin, ke edhe një qese me miell. Sepse e di mirë që do të marrë malli të gatuash ndonjë byrek. E ke miellin bio direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë edhe një brisk.
E shikon zoti Rama çfarë populli jemi. Çfarë zemre kemi, ta mbash gëzuar dhe mos dalsh kurrë nga burgu”, tha ai.


