“Dhuna ndaj protestuesve, janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit”/ Protesta, reagon Berisha: Egërsi shtazore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë para Kuvendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës thekson se dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve.
Reagimi i Berishës:
Egërsi shtazore! Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë.
Është e papranueshme qe në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve. Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi.
Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve. Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm!


