Fotot/ Grupi parlamentar i PS dhe Lulzim Basha, në pritje të homazheve në nderim të liderit historik Fatos Nano
Lajmifundit
/
2 Nëntor 2025, 11:12
Politikë

Në pallatin e kongresve po mbahen këtë të diel homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Të pranishëm janë figura të rëndësishme të politikës, mes tyre edhe opozitarë.
Sikurse duket nga fotot, grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë në pritje të nderimeve pranë arkëmortit të Nanos.
I pranishëm është edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.



