“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar.
Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal.
“Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian. Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit”, tha Berisha.
Gjithashtu kreu i PD akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për blerje votash përmes një skeme tjetër korruptive: programit kombëtar të subvencioneve në bujqësi.
“Skema e dytë është programi kombëtar i subvencioneve në bujqësi. Totali i parashikuar në buxhet është 44 milionë euro. VKM u miratua me datën 3 mars, periudha e aplikimeve 14 prill-30 maj. VKM 150, 6.3.2025. Pikërisht afati është e gjithë koha zgjedhore, para ose pas zgjedhjeve. O votat, o këto nuk i merr. Vazhdojmë. Kjo është baza ligjore e këtij krimi të shëmtuar.