Banorët u ngujuan brenda, shembet banesa e fundit "pa leje" në Theth
Lajmifundit
/
14 Korrik 2025, 22:44
Aktualitet
Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje mes policise dhe IKMT dhe banoreve te zones.
Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar.
Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.
Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT.
Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar.
Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur.