“Integrimi në Bashkimin Europian po bllokohet”, Berisha: Po shtohen kushte të reja për Shqipërinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ngulmoi edhe njëherë tjetër në atë që e quan bllokim të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“E pesta herë trajtuar IBAR, nuk kanë rënë dakord ta votojnë. Vendim i ndërmjetëm me 9 prill vendet anëtare nuk votuan shtuan një seri me kushte të tjera. Edhe Komisioni Europian ka ndryshuar qëndrimin rozë…vendet kanë sjellë shtesa”, tha Berisha.
Nga bashkëbisedimi i përjavshëm me qytetarët doktor Berisha dënoni vendimin e qeverisë për të hequr rimbursimin e naftës për fermerët.
“Miliarderët me jahte e marrin naftën 60 l fermeri 220 leke litri, mijëra hektarë do mbeten djerr dhe do ta falimentojnë”, shtoi kreu i PD.
Kreu i PD tregoi se forca e tij politike, do të prezantoj propozimet për uljen me 6% të TVSH-s për ushqimet e shportës.
I pyetur se kush do të jetë kandidati i PD për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale, Sali Berisha nuk dha ndonjë emër por tha se “PD do të futet në këtë garë me kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.