Vrasja me armë zjarri në Nikël, del FOTO e Artur Çangut që mbeti viktimë e plumbave! Autor, dhëndri i tij

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës.
Burime për Mediat bëjnë të ditur se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person, 48-vjeçari Artur Çangu.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me 33-vjeçarin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka lënë të vdekur.
Po ashtu raportohet se kufoma e Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup.
Njoftimi i Policisë
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.


