Ç'ndodhi në BBV? Rogerti i drejtohet Vëllait të madh: Nuk mund të na e bësh këtë

Showbiz

Ç'ndodhi në BBV? Rogerti i drejtohet Vëllait të madh:

Një mysafir “i paftuar” ka hyrë pasditen e sotme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”, çka ka shkaktuar frikë e ankth te banorët.

Teksa qëndronin në dhomën e ndenjës, Selini ishte e para që vuri re “mikun e paftuar” në mesin e sallonit, por nuk e gjeti menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

“Uaaaaa zhapik” bërtiti Selini sa vuri re hardhucën, për të cilën Miri e korrigjoi.

“Është hardhucë moj” tha Miri.

Selini, Brikena e Rogerti, të pushtuar nga frika, u distancuan nga mesi i sallonit ku ndodhej hardhuca. Ndërsa Miri me të qeshur i kërkon Rogertit të largohet duke qenë se banori njihet për frikën e tij ndaj amfibëve.

Kujtojmë se disa prime më parë, banori u tremb nga 2 brestkosat që produksioni i futi në dhomë si sfidë që ai duhet ta kalonte me sukses në mënyrë që të siguronte telefonatën me mamanë e tij.

“O vëllai i madh pse na i bën këtro gjëra se s’mund të ulem në tapet më!” dëgjohet Rogerti duke thënë me zërin që i dridhet.

Ndërkohë banorët i kërkuan ndihmë Mirit për të hequr hardhucën nga shtëpia./BBVA5

ME TE LEXUARAT