Kryeministri Rama del nga Bashkia e Vlorës dhe kryen inspektim në 'Muradie': Lironi hapësirën, hiqni karriget dhe tavolinat

Politikë

Kryeministri Rama del nga Bashkia e Vlorës dhe kryen inspektim në

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin në Bashkinë e Vlorës, aty ku u prit nga drejtuesi politik i qarkut Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Ermal Dredha, me të cilët zhvilloi një mbledhje këtë të hënë bashkë me deputetë të këtij qarku.

Ndërkohë, pas daljes nga strukturat e Bashkisë Vlorë, kreu i qeverisë u takua me disa qytetarë, të cilët po e prisnin jashtë ambienteve të godinës. Më pas, ai ka kryer inspektime në 'Muradie', teksa ka bërë edhe një herë thirrje për bizneset që të lirojnë hapësirat publike.

Nuk dihen ende detajet e këtij takimi, megjithëse më herët, burime për mediat bënë me dije se në fokus ishin një sërë temash të rëndësishme, si ajo e lirimit të hapësirave publike. Lidhur me këtë, kryeministri ka dhënë një ultimatukm 48-orësh për bizneset në zonëne Lungomares për të liruar trotuaret. 

ME TE LEXUARAT