Monika Kryemadhi: S’më intereson çfarë thotë Ilir Meta!
Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, ndërsa iu përgjigj akuzave për shpenzimet me karta krediti, duke theksuar se çdo informacion është në duart e prokurorisë.
“Nuk më intereson më se çfarë thotë zoti Meta. Jam e qetë në ndërgjegjen time, nuk kam asnjë kompleks,” u shpreh Kryemadhi para gazetarëve.
Ajo tha se i ka kërkuar bankës një përputhje të shpenzimeve me të dhënat e sistemit TIMS dhe nënvizoi se çdo kartë që ka përdorur ndodhet në SPAK:
“Sa herë del ndonjë lajm për lifestyle-in tim, fshihet ndonjë çështje droge. Sigurisht, lifestyle-i im klikohet më shumë,” shtoi ajo, ndërsa lëshoi edhe një mesazh të fortë:
“Shpresoj që në prehrat e Elbasanit, u djegshin të gjithë ata që e stimulojnë këtë.”