Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes në Grupin e PS-së: Mbaje fytyrën nga drita, hijet mbeten pas

Politikë

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes në

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh motivues me ndjekësit e saj në Facebook, një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes në

Në postimin e saj, Spiropali uron një të dielë të bukur dhe u bën thirrje ndjekësve të fokusohen tek aspektet pozitive të jetës.

“Të dielë të bukur! Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas.”

Një ditë më parë (28 mars) mbledhja e Grupit të PS në Pallatin e Brigadave është shoqëruar me replika dhe tone të ashpra mes deputetes Spiropali dhe kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së ministres për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila ka folur për strategjinë e komunikimit, deputetja Elisa Spiropali mësohet se është parë të qeshte.

ME TE LEXUARAT