Menjëherë pas nisjes së tensioneve/ Truprojat fusin me shpejtësi Berishën në makinë, largohet nga protesta

Politikë

Menjëherë pas nisjes së tensioneve/ Truprojat fusin me

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e qëllimeve që është largimi i Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.

Me përfundimin e fjalës së kryedemokratit Sali Berisha kanë nisur dhe tensionet në shesh.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë.

Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës dhe ujë. Nderkaq nga terreni raportohet se Flamur Noka ka mbetur i lenduar nga reagimi i policise, e cila ka nisur dhe arrestimet e protestuesve

Menjëherë pas nisjes së trazirave, Sali Berisha është larguar me shpejtësi nga protesta.

Truprojat e kanë marrë me shpejtësi dhe e kanë futur në makinë, për ta larguar me nxitim më pas.

ME TE LEXUARAT